Tashmë dihet vendosja në vazo e shumicës së përfaqësueseve për shortin për kualifikimet e Euro 2028.
Ka mbetur të caktohet vetëm përfaqësuesja e fundit për vazon e dytë. Këtë vazo e kërkojnë Kosova dhe Irlanda, që përballen të martën mbrëma në Berlin.
Kosovës i mjafton barazimi, ndërsa Irlandës i duhet fitorja. Njëra prej tyre do të jetë në vazon e dytë e tjetra në të tretën.
Kosova me barazim do ta siguronte edhe plejofin për inkuadrim në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Në plejof do të paraqitet edhe Serbia, por ndeshjet e Kosovës me të nuk lejohen nga UEFA.