Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shërbyesit civilë në Vushtrri me protestë kundërshtojnë projektligjin për pagat

Shërbyes civilë të Komunës së Vushtrrisë kanë protestuar para objektit të kësaj komune, duke kundërshtuar kështu, projektligjin për pagat, raporton Arta TV.

Kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil në Vushtrri, Ramadan Kutllovci ka thënë se ky projektligj diskriminon shërbyesit civilë nëpër komuna, krahasuar me kategoritë tjera, gjë që koeficienti i përcaktuar me ligj nuk parasheh ngritje page.

“Kërkojmë nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Kuvendi i Kosovës që në Projektligjin nr.06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, të bëjë ngritjen e koeficienteve për shërbyesit civilë të komunave”, ka thënë Kutllovci.