Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se gjatë gërmimeve që kanë bërë në fshatin Prekaz, në Skenderaj, kanë hasur në mbetje mortore/eshtra, që potencialisht thuhet se mund të jenë të personave të zhdukur.
“Pas gërmimeve në lokacionin Arbanë, Prizren, sot gjatë ditës, ekipet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë vazhduar gërmimet edhe në lokacionin e varrezave në fshatin Prekaz, Skenderaj. Pas disa orë gërmimeve, ekipet kanë hasur dhe zhvarrosur mbetje mortore (eshtra) të viktimave që mund te jetë në Listën e personave të zhdukur”, thuhet në njoftimin e Komisionit në Facebook.
Në njoftim bëhet e ditur se gërmimet po vazhdojnë ende dhe se pas rezultateve të ADN-së do të njoftohet për identifikimet e mundshme të këtyre trupave.
Për këtë ka shkruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se në Prekaz të Poshtëm janë gjetur mbetjet mortore të të paktën tre individëve, të cilat dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë.
“Mbetjet do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për vazhdimin me procedurat e ekzaminimit dhe indentifikimit mjekoligjor. Në vendin ku janë gjetur mbetjet mortore, punimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, ka shkruar Haxhiu.
-
Gjenden mbetje mortore të gjashtë personave në Prekaz
-
Në Rahovec gjenden sërish mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren që mund t’i përkasin luftës së fundit
-
Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet se janë nga lufta e fundit