Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh), njofton se janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore në regjionin e Pejës dhe Prizrenit, të cilat mund t’i përkuesin luftës së fundit në Kosovë.
Kështu ka njoftuar komisioni në fjalë përmes një njoftimit në Facebook, gërmimet të cilat thotë se i ka zhvilluar me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte (DHKL) dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), gjatë aktiviteteve të planifikuara sot ka zhvilluar gërmime vlerësuese në dy lokacione në terren, të iniciuara nga Sektori për Persona të Zhdukur i DHKL-së në bashkëpunim me familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët. Në këto dy lokacione, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Prizrenit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve”, thuhet në njoftim.
Poashtu theksohet se pas konfirmimit e identifikimit përmes ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.