Mbetje mortore janë gjetur gjatë gërmimeve të kryera në komunën e Rahovecit, për të cilat dyshohet se mund t’i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, në kuadër të vazhdimit të hetimeve, njësia përkatëse policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe bazuar në urdhëresë të gjykatës, ka zhvilluar gërmime në një lokacion në Rahovec.
Gjatë këtyre gërmimeve janë hasur pjesë mortore që mund t’i përkasin të paktën një individi të zhdukur gjatë periudhës së luftës 1998–1999 në Kosovë.
Mbetjet mortore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjeko-ligjor, ku do t’i nënshtrohen autopsisë dhe analizës së ADN-së me qëllim të identifikimit.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin do të vazhdojnë.
Edhe
Gjenden mbetje mortore pas rifillimit të gërmimeve te “Përzhina” në Rahovec
Më 4 mars Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore te lokacioni i njohur si “Përzhina” në Rahovec, si dhe janë dërguar për ekzaminim në IML.
Sipas njoftimit, nuk dihet numri i saktë i personave dhe identiteti i tyre nga mbetjet mortore të cilat janë gjetur.
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës
-
Identifikimi i mbetjeve mortore merr deri në një vit kohë
-
Gjenden mbetje të reja mortore të viktimave të dyshuara të luftës