Mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës, janë gjetur gjatë gërmimeve në Rahovec.
Mbetjet eshtërore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjekoligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga njësitë kompetente policore dhe institucionet përkatëse janë vazhduar punimet në vendin e cekur, dhe gjatë gërmimeve janë gjetur mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi/personi, i cili figuron në listën e personave të zhdukur me forcë gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin e Policisë.
Së fundi, mbetjet mortore të tri viktimave të luftës – Bali (Pajazit) Gashi, Fadil (Shaban) Elezaj dhe Masar (Ymer) Dushi, të cilët kanë qenë në listën e personave të zhdukur dhe janë identifikuar nëpërmjet analizës shkencore të ADN-së, janë rivarrosur më 27 shkurt në Klinë. Mbetjet e tyre mortore u patën zhvarrosur nga varreza masive në Bishtazhin.
Gjatë vitit 2025, gërmime janë kryer në 33 lokacione, ndërsa janë gjetur mbetje mortore të 22 individëve.
Nga lufta në Kosovë, të zhdukur konsiderohen ende edhe 1 mijë e 577 persona, kryesisht shqiptarë.