Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë janë gjetur mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Ekipet policore në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbetjet eshtërore thuhet se janë tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.
Të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë konsiderohen edhe afro 1.600 persona, ndërsa institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë akuzuar Serbinë për mungesë bashkëpunimi për zbardhjen e fatit të tyre.
Gjatë vitit që shkoi, janë bërë gërmime 32 lokacione të ndryshme, në kërkim të personave të zhdukur gjatë luftës. Kjo ka rezultuar me gjetjen e mbetjeve mortore të 16 personave që dyshohen si të zhdukur.
-
Në Rahovec gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur gjatë luftës
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës
-
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohen se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës
-
Në Rahovec gjenden sërish mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës