Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka konfirmuar të mërkurën gjetjen e mbetjeve mortore në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve që po kryhen në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit në Facebook, gjetja e eshtrave dyshohet të jetë e lidhur me personat që figurojnë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.
“Pas kthimit në këtë lokacion për gërmime të mëtejshme dhe vlerësuese, ekipet tona kanë hasur në eshtra”, thuhet në komunikatë.
Tani, mbetjet e gjetura do t’i nënshtrohen analizave antropologjike dhe identifikimit përmes ADN-së. Pas përfundimit të procedurave laboratorike, familjet e viktimave do të njoftohen për rezultatet dhe identitetin e mbetjeve.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur theksoi se është i përkushtuar për të trajtuar me prioritet këtë çështje të ndjeshme, në shërbim të familjeve të të zhdukurve dhe për të ndihmuar në realizimin e drejtësisë.
Gërmimet në Brekoc janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Kosovës për gjetjen e mbi 1,600 personave që ende konsiderohen të zhdukur si pasojë e luftës së viteve 1998–1999.
-
Në Rahovec gjenden sërish mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një viktime të luftës
-
Në Gjakovë gjenden mbetje eshtërore, dyshohet se janë të një personi të zhdukur në luftë
-
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se janë të viktimave të luftës
-
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren që mund t’i përkasin luftës së fundit
-
Në varrezat në Mitrovicë të Veriut gjenden mbetje mortore, mund të jenë të viktimave të luftës