Në takimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të enjten, i cili i është dedikuar kësaj radhe mjedisit dhe fenomeneve negative, që e dëmtojnë mjedisin, janë ngritur shqetësimet nga disa përfaqësues të organizatave mjedisore në Pejë, për gjendjen në mjedis, sidomos për ndotjen e lumenjve dhe zjarret që po shfaqen në këtë periudhë nëpër pyjet e Rugovës, si dhe për shkatërrimin e shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i paligjshëm i zhavorrit.
Fatos Lajçi, nga organizata mjedisore “ERA”, tha se zjarret e fundit që kanë ndodhur në pyjet e Rugovës, e veçmas ai që ishte në fshatin Stankaj të Rugovës, ku u dogjën rreth 20 hektarë pyje, po ndodhin nga papërgjegjësia e qytetarëve që dalin dhe ndezin zjarre pa kujdesin që mund të shkaktojnë djegie të pyjeve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajçi nuk beson që këto zjarre kanë qenë burim i zjarrvënies së qëllimshme, për ndonjë arsye të interesit apo përfitimit në ndonjë mënyrë, pasi sipas tij nuk lejohet më të bëhet pastrimi i pyjeve nga personat privatë, që nëse i digjet pylli me i marr drurët në atë pyll në emër të pastrimit. Sipas Lajçit, pastrimi i pyjeve bëhet nga Drejtoria e Parkut Kombëtar.
Pastaj Lajçi ngriti edhe shqetësimet për ankesat e shprehura prej turistëve të huaj që frekuentojnë zonat nëpër pyje në zonat kufitare me Shqipërinë dhe Malin e Zi, ku përgjatë shtigjeve ekzistuese të ecjeve dhe vendeve të tjera në atë zonë shohin mjaft mbeturina të hedhura.
Kurse Urim Xharavina nga organizata mjedisore “Let's Do It Peja”, ka ngritur shqetësimet e tij për mbeturinat që po hedhen nëpër lumenj, si dhe dëmtimi i lumenjve nga eksploatuesit e zhavorrit. Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se djegia e pyjeve e në veçanti djegia në fshatin Stankaj të Rugovës, sipas informacioneve që ai i posedon, ka qenë djegie e qëllimshme e malit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)