Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Rugovës po i shqetëson zjarri që s’po fiket tash 3 ditë

Me kushte të vështira zjarrfikësit e Pejës detyrohen ta bëjnë fikjen e zjarrit që ka kapluar malet e Rugovës.

Afër 40 hektarë të sipërfaqes malore janë përfshirë nga flakët që nga e premtja.

Sipas Drejtorisë komunale për emergjenca, situata është vënë nën kontroll dhe se zjarri nuk është shumë i madh, raporton KTV.

Ndonëse në kushte të vështira, Muhamet Mahmutaj thotë se njësiti i zjarrfikësve është i mobilizuar për intervenim në çfarëdo situate.

Mirëpo, zjarrin e rënë në malet e Rugovës e konsiderojnë si shqetësues banorët e zonës.

Sipas Flamur Rexhbogajt, zjarri i rrezikon banorët edhe pushuesit e zonës.

Edhe Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste Arbëri Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste

E, fajin kryesor për zjarrin nga shoqëria civile e bartin te njerëzit, duke mohuar mundësinë që zjarri të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.

Djegiet e sipërfaqeve malore gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta.

Derisa gjatë së dielës nga zjarri janë përfshirë edhe zona malore në rajonin e Podujevës.