Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërtimi i tregut në Gjilan, peng i procedurave të prokurimit

S’është përmbushur zotimi i qeverisjes lokale për ndërtimin e Tregut të gjelbër për sivjet.

Projekti është peng, ngase operatorët privatë të cilët kishin pretendime të shpalleshin fitues të tenderit për ndërtimin e tregut kanë ankesa ndaj Zyrës së prokurimit në Gjilan për shkelje ligjore me rastin e zhvillimit të procedurave të prokurimit. Lënda tashti ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), ku edhe do të shqyrtohen ankesat e palëve.

Paneli shqyrtues ka një raport të ekspertit shqyrtues, i cili ka vlerësuar pretendimet e palëve. Sipas raportit të tij është vlerësuar se Zyra e prokurimit në Gjilan nuk i ka trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë në këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.

Raporti kërkon nga Paneli Shqyrtues të miratojë si të bazuar ankesën e operatorëve dhe të detyrohet që Zyra e prokurimit të zhvillojë procedurat nga e para.\Feim Azemi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)