Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas ankesave, OSHP-ja kthen në rivlerësim tenderin e Komunës për treg në Gjilan

Edhe për një kohë, tregu i Gjilanit do të funksionojë në kushte të tilla.

Kjo pasi njëra nga kompanitë konkurruese ishte ankuar për disa parregullsi gjatë tenderit në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Ky i fundit ka kthyer në rivlerësim tenderin e shpallur nga Komuna.

“Aprovohet, pjesërisht si e bazuar, ankesa e konsorciumit ankues “Gazi&Edi Group shpk” Lider “Pro&Co Group shpk” & “Beni Construction shpk”, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: Ndërtimi i tregut të gjelbër në Komunën e Gjilanit”, iniciuar nga autoriteti kontraktues/Kk Gjilan/. Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i tregut të gjelbër në Komunën e Gjilanit”, iniciuar nga Autoriteti Kontraktues /KK Gjilan/ dhe lënda kthehet në rivlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
 

Fajin për zvarritje të këtyre projekteve, Riza Abdyli nga PDK-ja në këtë komunë, ua hedh zyrtarëve të prokurimit pasi, sipas tij, nuk janë profesionalë.

Sipas Abdylit, shumë tenderë janë anuluar ose kthyer mbrapsht nga OSHP-ja.

Ndërsa, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismaili, ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të OSHP-së.

Ismajli thotë se ky treg ishte paraparë të ndërtohet këtë vit.

Edhe Ndërtimi i tregut në Gjilan, peng i procedurave të prokurimit Arbëri Ndërtimi i tregut në Gjilan, peng i procedurave të prokurimit

Ndërsa, ka qenë i pamundur kontakti me kompanitë që u ankuan.

Ndryshe, ky projekt është me bashkëfinancim nga BE-ja dhe Komuna e Gjilanit.

Në këtë treg do të investohet më shumë se 700 mijë euro.