(E përditësuar 12:00) - KRU “Mitrovica” ka rifilluar operimin në Impiantet e Trajtimit të Ujit, pas krijimit të kushteve të nevojshme për funksionim.
Megjithatë, kompania ka rekomanduar që uji të mos përdoret për pije, por vetëm për nevoja higjienike dhe sanitare.
Ndërpritet operimi i impiantit për ujë të pijes në Mitrovicë, e pamundur shpërndarja sipas standardeve
Si pasojë e rritjes së nivelit të lartë të turbullirës në burimet e ujit, është bërë ndërprerja e përkohshme e operimit të Impiantit për Trajtimin e Ujit të Pijes, ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”.
KRU “Mitrovica” ka njoftuar se aktualisht është i pamundur trajtimi dhe shpërndarja e ujit sipas standardeve.
Ekipet janë në monitorim të situatës.
“Këto kushte teknike e bëjnë të pamundur trajtimin dhe shpërndarjen e ujit sipas standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijes. Ekipet tona teknike janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe do të rifillojnë operimin e impiantit menjëherë pas normalizimit të nivelit të turbiditetit”, thuhet në njoftim.