KRU “Mitrovica” ka njoftuar se shkaku i një defekti në stacionin e pompimit që furnizon me ujë Spitalin në Mitrovicën e Veriut, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion.
KRU “Mitrovica” ka thënë se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë në sanimin e defektit.
“Ju njoftojmë se, për shkak të një defekti në stacionin e pompimit që furnizon Spitalin në Mitrovicën e Veriut, furnizimi me ujë të pijes për këtë institucion është ndërprerë. Ekipet e mirëmbajtjes së KRU “Mitrovica” Sh.A. ndodhen në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në Skenderaj
-
Rinis operimi i impiantit në Mitrovicë, por rekomandohet që uji të mos pihet
-
Ndërpritet furnizimi me ujë në Lagjen e Spitalit, shkak dëmtimi i gypit të ujësjellësit
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
KRU “Mitrovica”: Uji të mos përdoret për pije deri në njoftim të radhës