Furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në Lagjen e Spitalit dhe në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë pas një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” (KRU Prishtina), në rrugën “Astrit Arbnor Dehari” është dëmtuar një gyp i ujësjellësit.
KRU Prishtina ka bërë të ditur se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit, me qëllim që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejt.
“Ju njoftojmë se te hyrja e Spitalit, në rrugën “Astrit Arbnor Dehari”, është dëmtuar gypi i ujësjellësit me diametër DN 200 mm. Për shkak të këtij defekti, është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë në: Lagjen Universitare, rrugën “Holger Petersen”. Ekipet e KRU Prishtina janë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
-
Pjesë të Prishtinës pa ujë shkaku i një defekti, riparimi vazhdon edhe nesër
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Defekti në gyp lë pa ujë një pjesë të Prishtinës
-
Defekt në rrjetin e ujësjellësit te Pallati i Rinisë, një pjesë e madhe e Prishtinës mbetet pa ujë
-
Disa lagje të Prishtinës qe dy ditë pa ujë, sipas KRU "Prishtina" furnizimi kthehet sonte