Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 50 mijë euro për ndërtimin e deponisë komunale në regjionin e Pejës.
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Matoshi tha se ndërtimi i deponisë është një nga projektet që po realizojmë në Komunën e Pejës, për përmirësimin e gjendjes se mjedisit në këtë komunë.
“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi.
Kjo deponi po ndërtohet në kohën e fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” që nis më 15 shtator. “Ndërtimi i kësaj deponie po bëhet në kohën e fushatës për pastrimin e Kosovës e cila do të mundësojë që të gjitha mbetjet e ngurta që do të grumbullohen në këtë komunë të trajtohen në këtë deponi”, tha ai.
Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojnë edhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milionë euro kurse komuna me rreth 3 milionë euro plus shpronësimet.
-
Kosova ia dhuron Bujanocit 350 kontejnerë të mbeturinave
-
Ndahen afër 1 milion euro për 4 projekte mjedisore në Kamenicë
-
Matoshi thotë se investimet në Ferizaj kalojnë shumën e një milion eurove
-
Pastrohet deponia më e madhe në Rajonin e Pejës
-
MMPH mbështet 4 komuna me projekte mjedisore në vlerë rreth 1 milion euro