Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci: Janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mësimit

Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Foto: Alban Bujari

Në prag të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka publikuar kalendarin për vitin shkollor 2024/2025.

Në këtë kalendar përfshihen pushimet e festat publike për nxënësit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky UA përcakton fillimin dhe mbarimin e vitit shkollor 2024/2025 në të gjitha institucionet publike dhe private, respektivisht të vitit mësimor sipas niveleve, pushimin vjeshtor, pushimin dimëror, pushimin pranveror, festat publike për nxënësit e shkollave fillore, klasave parafillore, shkollave të mesme të ulëta, shkollave të mesme të larta, institucionet parashkollore dhe qendrat burimore për mësim dhe këshillim”, ka njoftuar Nagavci në Facebook.

Ajo ka deklaruar se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit mësimor. 

“Si Ministri e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka theksuar Nagavci.