Arbëri

Nis viti i ri shkollor

shkolla

Foto: Driton Paçarada

Sot në Kosovë ka nisur viti i ri shkollor.

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, në urimin e saj, ka thënë se sot nis një udhëtim i dijës, i mbushur me sfida dhe mundësi të reja për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Në një postim në Facebook ka shkruar se ky është momenti kur fëmijët kthehen me buzëqeshje në bankat shkollore, të etur për të mësuar, për t’u rritur dhe për të realizuar ëndrrat e tyre.

“Arsimi është çelësi për një të ardhme më të ndritur dhe të qëndrueshme për vendin tonë. Andaj, të gjithë së bashku duhet të krijojmë një ambient mbështetës dhe frymëzues, ku çdo nxënës të ndihet i vlerësuar dhe i motivuar për të arritur më të mirën. Uroj që ta nisni këtë vit shkollor me energji pozitive, përkushtim dhe shpresë, duke besuar fort në fuqinë e dijes suaj”, ka shkruar ajo.

Ka thënë se me bashkëpunimin e shkollave dhe prindërve, si dhe me angazhimin e palodhur të mësimdhënësve dhe stafit tjetër në shkolla, sukseset nuk do të mungojnë.

Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave

3 o. më parë / 1 sht 2025 09:24
Arberie Nagavci

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci, ka thënë se janë realizuar obligimet ligjore nga dikasteri që ajo drejton, për të nisur vitin e ri shkollor.

Ajo në emisionin "SOT" në KTV ka thënë se po vazhdon subvencionimi për tekstet shkollore, duke theksuar se është bërë pagesa për mbi 80 për qind e prindërve që kanë blerë librat për fëmijët e tyre.

“Unë kam parë disa reagime, më shumë të personave politikë. Ne i kemi raportet nga terreni, i kemi ndarë nga 80 euro për çka mjaftojnë për librat dhe fletoret e punës. Vlen të përmendet se edhe në vendet më të zhvilluara, tekstet bazë përdoren për vite radhazi”, ka thënë ajo.

Nagavci ka shtuar se sivjet i gjithë procesi për blerjen e librave ka qenë shumë i lehtë.

Sipas saj, një ndryshim që ka ndodhur këtë vit, ka qenë verifikimi i aplikuesve.

Ka shtuar se janë mbi 190 mijë aplikime që janë bërë dhe 90 për qind e tyre janë konfirmuar. Ka theksuar se rreth 3000 aplikime nuk janë pranuar për arsye të ndryshme.

VIDEO: