Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje mësimdhënësve që të bëhen pjesë dhe të japin kontribut në procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit më 28 janar mori vendim për rishikimin e kurrikulave lëndore/programeve mësimore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët.
“Të dashur mësimdhënës, Gjatë muajit të ardhshëm do të hapim një debat të gjerë e gjithëpërfshirës mbi kurrikulat lëndore për arsimin fillor dhe arsimin e mesëm të ulët. Ju ftoj të bëheni pjesë e këtij procesi dhe të jepni kontributin tuaj në mënyrë qe të kemi kurrikula bashkëkohore, mësimdhënie cilësore dhe rezultate të larta për nxënësit tanë!” ka shkruar Nagavci në thirrjen publike.
Raporti final dhe rekomandimet për kurrikalat duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti.
-
MASHTI vendos për rishikim të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për klasat nga 1 deri 9
-
Nagavci insiston se 80 € mjaftojnë për tekstet, por shumë prindër as ato nuk i kanë marrë
-
Nagavci: 80 euro janë të mjaftueshme për blerjen e librave
-
Prishtina pritet ta zgjerojë mësimin tërëditor, prindërit kërkojnë ristrukturim të tij
-
Masa disiplinore për mësuesit: S’lejohet mësimdhënia nën ndikimin e alkoolit