Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Në këtë takim u diskutua lidhur me çështjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me ç’rast Mustafa theksoi se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa Suma e njoftoi Mustafën lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet kjo komunë, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile, në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile, sistem ky që u lehtëson qytetarëve pajisen me dokumente”, thuhet në komunikatë.
-
Ministri Krasniqi i ofron mbështetje Hanit të Elezit për furnizim me ujë të pijshëm
-
Në MPB u diskutua implementimi i Strategjisë kundër terrorizmit
-
Kërkohet përforcimi i sundimit të rendit dhe ligjit
-
MPB-ja synon të zgjidhë problemet rreth dokumentacionit për studentët e Luginës
-
MPB: Çekia do ta përkrahë Kosovën për liberalizim vizash