Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim përfaqësues të qytetarëve me origjinë nga Lugina e Preshevës të kryesuar nga Fikrim Mehmeti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Tutje thuhet se në këtë takim u diskutua për çështjet që preokupojnë qytetarët nga Lugina e Preshevës të cilët jetojnë dhe punojnë në Kosovë, transmeton Koha.net.
Mustafa shprehi gatishmërinë e tij që ministria të cilën e drejton do të ju ofroj zgjidhje për problemet e tyre në bazë të kompetencave që ka si dhe mbetet i përkushtuar për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Gjithashtu u diskutua edhe për problemet rreth dokumentacionit për qytetarët e Luginës së Preshevës sidomos për nxënësit dhe studentët.
-
Qeveria dhe KKSH-ja me memorandum synojnë promovimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë
-
Mustafi: Nga SHBA-ja kemi marrë garanci për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Kërkohet zgjerimi i masave reciproke, në Luginë përmendin njohjen e diplomave
-
Mustafa: Shqiptarët e Luginës janë duke u diskriminuar sistematikisht
-
Hoti priti përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, thekson masat që do të ndërmarrë Zyra