Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se bashkë me presidenten, Vjosa Osmani, ndër të tjera është biseduar edhe për regjistrimin e popullsisë.
Ai ka thënë se është kërkuar që çështja e Luginës së Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi.
Mustafi ka thënë se Osmani i ka siguruar që në këtë proces qenësor do të jetë parimi i reciprocitetit, në mënyrë që atë që e marrin komuniteti serb në Kosovë ta merr edhe komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.
Sipas tij, pa u trajtuar edhe çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në marrëveshjen me Serbinë, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme.
Ndërkaq për takimin me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ai ka thënë se kanë marrë garanci sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Edhe
Mustafi: Kemi garanci që SHBA-ja do ta mbështesë çështjen e shqiptarëve të Luginës
“Në të gjitha takimet që i kemi pasur, në asnjë formë liderët kosovarë nuk kanë theksuar që ne duhet t’i ndërpremë aspiratat tona politike, përkundrazi na kanë inkurajuar. Kjo qeveri e Kosovës, nuk ka hapur asnjë temë të re me Serbinë, por është diskutuar vetëm për temat e hapura deri tash. Se sa do të jetë pjesë e asaj marrëveshje çështja e Luginës, mbetet të shihet. Por, kërkesa jonë është e drejtë”, ka thënë ai.
Mustafi për takimin me emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se ka qenë takim shumë i rëndësishëm.
Ai ka thënë se Escobari i ka pritur në State Departament me qëllim të japë mesazh edhe në rajon por edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ka thënë se qeveria amerikane është e përkushtuar në çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Edhe
Kamberi: Çështja e Luginës së Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë - Serbi
Sipas tij, SHBA-ja i mbështetë kërkesat e tyre për të cilat ka thënë se janë legjitime.
“Nga BE-ja ende nuk kemi marrë ndonjë përgjigje sa i përket kësaj çështjeje, kurse SHBA-ja është shprehur e hapur ndaj kërkesave tona”, ka thënë ai.