Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë është e pamundur pa trajtuar edhe çështjen e Luginës së Preshevës, ka thënë Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, të enjten në “Interaktiv” të KTV-së.
Mustafi ka deklaruar se marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë do të ishte e mangët dhe nuk do të ofronte paqe dhe stabilitet afatgjatë nëse nuk do të trajtohej çështja e shqiptarëve të Luginës.
Ai ka thënë se vazhdimisht flitet për reciprocitet të Kosovës ndaj Serbisë në aspektin e të drejtave të komuniteteve, duke shtuar se kjo nënkupton ulje të të drejtave të serbëve në Kosovë.
“Ideja është që në rast se Kosova i ofron po të njëjtat të drejta serbëve çfarë u kanë ofruar shqiptarëve në Serbi, atëherë nënkupton uljen e të drejtave të serbëve në Kosovë. Vetëm Serbia e ka ndaluar përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar me ligj. Ajo dëshiron që flamuri serb të jetë gjithandej, por nuk e dëshiron flamurin shqiptar në Serbi. Është në rritje ksenofobia ndaj shqiptarëve. Kur ke një situatë të tillë, ne duhet të kërkojmë që ajo çfarë i është akorduar në mënyrë ligjore komunitetit serb në Kosovë, t’i akordohet edhe komunitetit shqiptar në Serbi”, ka thënë Mustafi.
Sipas tij, shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar në mënyrë sistematike dhe tani janë duke u përpjekur për të përmirësuar statusin politiko-juridik të tyre.
-
Mustafi: Kemi garanci që SHBA-ja do ta mbështesë çështjen e shqiptarëve të Luginës
-
Mustafi: Nga SHBA-ja kemi marrë garanci për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës
-
Shqiptarët e Luginës kërkojnë të përfshihen në dialog, theksojnë nevojën e reciprocitetit
-
Mustafi: S’ka arsye që shqiptarët e Luginës të kenë më pak të drejta se serbët e veriut
-
Mustafi: Pa Luginën në bisedime, dialogu nuk mund të ketë sukses