Qeveria e Kosovës ka nënshkruar të premten një memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, ku synohet promovimi i të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti u takua me kryetarin e këtij Këshilli, Ragmi Mustafi, ku edhe u nënshkrua memorandumi.
Memorandumi, sipas njoftimit, ka për qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.
Për nënshkrimin e memorandumit reagoi edhe deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Ai ka thënë se memorandumi nënkupton “fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar te faktori kombëtar”.
-
Kurti e Kamberi diskutojnë për zgjerim të mbështetjes për Luginën
-
Kurti përgëzon Kamberin për angazhimin në afirmimin e shqiptarëve në Luginë
-
Kurti i kërkon OSBE-së të merret me diskriminimin që Serbia ua bën shqiptarëve të Luginës
-
Kurti takohet me kongresistin Wilson, flasin për shqiptarët e Luginës e anëtarësimin në NATO
-
Kurti: Shqiptarët e Luginës kanë nevojë për bashkëpunim e përgjegjësi të përbashkët