Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa ka pritur sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të misionit EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran, me të cilin ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin e deritanishëm reciprok, si dhe vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të të dy institucioneve.
Gjithashtu, u bisedua për lëvizjen e lirë të qytetarëve në Republikën e Kosovës ku u kërkua të intensifikohet edhe më tej puna e organeve të sigurisë në përforcimin e sundimit të rendit dhe ligjit.
Po ashtu, të dy bashkëbiseduesit folën lidhur me projektet e përbashkëta, më ç’rast Thran shprehu gatishmërinë e EULEX për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me institucionet e Republikës së Kosovës.
Në vazhdën e avancimit të pajisjeve që shfrytëzohen nga MPB dhe agjencitë e saj, në ditët në vazhdim pritet që Ministria e Punëve të Brendshme të pranojë një donacion nga EULEX-i.
-
Ministri i Brendshëm mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me Misionin e EULEX-it
-
Haradinaj: Kosova ka arritur progres në konsolidimin e sundimit të ligjit
-
Kosova kërkon mbështetjen belge për avancimin e institucioneve të sigurisë
-
Bislimi dhe shefi i EULEX-it dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit
-
Kurti në takim më shefin e EULEX-it: Jemi të përkushtuar për shtet ligjor e demokraci