Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e fillimit të mandatit të tij.
Sipas një njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, Barbano e ka përgëzuar Kurtin, për siç thuhet, “progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend. Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në takim thuhet se ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.