Shefi i ri i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka marrë detyrën të hënën, njoftoi ky institucion. Ai deklaroi se ndihet me përgjegjësi të madhe për marrjen e kësaj detyre, si partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.
Ai deklaroi se do të punojë me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit Partneritet për drejtësi.
Sipas Barbanos, EULEX-i do të vijojë t'i monitorojë nga afër rastet e përzgjedhura në nivel policor, prokurorial dhe gjyqësor, si dhe në nivelin korrektues, për t'i vlerësuar se si ato raste trajtohen nga autoritetet e Kosovës.
“Ndjej një përgjegjësi të madhe gjersa marr sot detyrën si Shef i EULEX-it, një partner strategjik i Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë. Duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për mandatin jetik të Misionit, unë do të punoj me integritet dhe profesionalizëm për të vazhduar moton e Misionit ‘Partneritet për drejtësi’, për të ndikuar pozitivisht në teren dhe për t’i avancuar synimet tona të përbashkëta për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha Barbano.
Gjeneralmajori i Karabinierisë së Italisë pason diplomatin suedez, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, i cili përfundoi detyrën si Shef i Misionit më 25 qershor.
-
Emërohet shefi i ri i EULEX-it në Kosovë
-
Antero Lopes emërohet shef i EULEX-it në Kosovë, e zëvendëson Barbanon
-
Shefi i EULEX-it i shqetësuar me “dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë”
-
Bislimi dhe shefi i EULEX-it dakordohen për vazhdim të bashkëpunimit
-
Kurti në takim më shefin e EULEX-it: Jemi të përkushtuar për shtet ligjor e demokraci