Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se po e sheh me shqetësim dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë të Kosovës të cilët sapo ishin rekrutuar.
“EULEX-i po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese. Përbërja e Policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë që i shërben dhe e mbron”, ka shkruar Barbano në platformën “X”.
Barbano ka thënë se EULEX-i është i përkushtuar ta përkrahë Policinë e Kosovës.
“Anëtarët joshumicë të PK-së mund të kontribuojnë në sigurinë e komuniteteve të tyre përmes punës së tyre të orientuar nga komuniteti. Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet e PK-së që synojnë zhvillimin e policisë efektive, efikase, përfaqësuese dhe të përgjegjshme në fushëveprim më të gjerë të sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.
Barbano ka njoftuar edhe se ke pasur takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Edhe
Shqetësime për dorëheqjen e policëve serbë që iu nënshtruan presionit në veri
Ai ka thënë se takimi ishte mjaft produktiv.
“SHBA-ja është partner i rëndësishëm i familjes evropiane, dhe kemi diskutuar se si të avancojmë prioritetet tona të përbashkëta në fushën e institucioneve të sundimit të ligjit dhe në promovimin e praktikave më të mira”, ka shkruar Barbano.
Looking with concern at the recent resignations of 3 newly recruited Kosovo Serbs members of the @Kosovo_Police (KP). #EULEX is closely following these worrisome developments.
— Giovanni Pietro Barbano (@EulexHoM) August 17, 2023
Police composition should reflect and represent the society they serve & protect. 1/2
Edhe SHBA-ja e shqetësuar për “dorëheqjet” e tre policëve serbë në veri
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet pas “dorëheqjes” së tre policëve të rijnë serb në veri.
Ai duke shpërndarë postimin e shefit të Eulexit në Twitter ka shkruar se Policia e Kosovës ekziston për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa u frikësuar.
Edhe
Rohde takohet me Barbanon: Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it
“Ndajmë plotësisht këto shqetësime dhe përsërisim përkushtimin tonë ndaj forcës policore multietnike të Kosovës. Siç e kam thënë shumë herë, Policia e Kosovës ekziston për t'i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe zyrtarët e saj duhet të jenë në gjendje të punojnë pa frikësime. Duke parë nga afër këto zhvillime”, ka shkruar ai.
Fully share these concerns, and reiterate our commitment to Kosovo's multi-ethnic police force. As I've said many times, Kosovo Police exists to serve all communities in Kosovo & its officers should be able to work free from intimidation. Closely watching these developments. https://t.co/UoLjNZZ7yX
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) August 17, 2023
Ambasadori gjerman: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës t’i kryejnë detyrat pa frikësime
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka mbështetur shefin e EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, i cili e ka parë me shqetësim dorëheqjen e tre policëve të rinj serbë të Kosovës që sapo ishin rekrutuar.
Rohde ka thënë se është plotësisht dakord me Barbanon, që një vend multietnik kërkon polici multietnike.
“Të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës - pa marrë parasysh se cilit grup etnik i përkasin - duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa frikësime”, ka shkruar ai në Tëitter.
Edhe
Hovenier: Të papranueshme frikësimet ndaj policëve të rinj
Barbano ka thënë se EULEX-i po përcjell nga afër këto zhvillime shqetësuese.
“Përbërja e Policisë duhet të reflektojë dhe përfaqësojë shoqërinë që i shërben dhe e mbron”, ka shkruar Barbano në platformën “X”.