Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar të enjten me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano.
Rohde në një postim në Twitter ka thënë se me Barbanon ka diskutuar çështje kyçe, përfshirë edhe bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Rohde ka thënë se Gjermania qëndron pas EULEX-it.
“Diskutuan çështje kyçe, veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shoqërinë e saj.”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Engaging meeting today with Giovanni Barbano, head of @EULEXKosovo??. Discussed crucial matters, notably the collaboration between EULEX and Kosovo Police. Germany?? stands firmly behind EULEX, appreciative of its tremendous contributions to Kosovo and its society. ??? pic.twitter.com/iQs6zH01xH
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 10, 2023