Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim të mërkurën ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë.
Në njoftimin e lëshuar nga Maqedonci në Facebook, thuhet se ambasadori gjerman është informuar edhe për kapacitetet aktuale të FSK-së.
Maqedonci ka shtuar se diplomatit gjerman i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që shteti që ai përfaqëson i ka dhënë Kosovës.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci.
-
Maqedonci merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin
-
Maqedonci jep detaje për kamionët e rinj, paralajmëron dhjetëra të tjerë
-
Maqedonci takohet me ambasadorin e SHBA-së në NATO, diskutohet edhe për helikopterët Black Hawk
-
Ambasadori i Gjermanisë uron Shiroka-Pulën: Pres të punoj me ju për agjendën evropiane
-
Maqedonci: Synojmë ta avancojnë partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes