Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonci: Synojmë ta avancojnë partneritetin me SHBA-në në fushën e mbrojtjes

Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka ritheksuar partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes, duke thënë se synojnë ta avancojnë këtë partneritet. 

Përmes një njoftimi në Facebook, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë Punëtorisë Vjetore M2M në Kosovë është diskutuar për këtë partneritet dhe rëndësinë e rolit të Gardës Kombëtare të Ajovës.

Tutje është thënë se është diskutuar prioritetet e përbashkëta dhe hapat konkretë për avancimin e kapaciteteve dhe bashkëveprimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me partnerët.

Maqedonci ka theksuar se do të fokusohen për të shndërruar planet e përbashkëta në veprime konkrete.

“Së bashku, po ndërtojmë një Forcë më të aftë, profesionale, moderne dhe të ndërveprueshme me partnerët tanë. Fokusi ynë mbetet i qartë: t’i shndërrojmë planet e përbashkëta në veprime konkrete dhe ta avancojmë partneritetin tonë në një nivel të ri”, ka thënë ai.