Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat parashihen të zhvillohen e vende-vende të sjellin reshje shiu e shkarkime rrufesh.
Në disa zona mund të ketë edhe breshër.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 26 dhe 29°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, ka njoftuar IHMK.