Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot me diell e vranësira të shpërndara

Parashikimi i motit

Foto: KOHA

Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga të dobëta shiu, kryesisht në orët e pasdites, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Temperaturat minimale do të sillen mes 10-13 gradë celsius, e maksimalet mes 20-24 gradë. 

“Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, ka njoftuar IHMK.