Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me diell e vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin mes 4-6 gradë celsius, e maksimalet mes 20-23 gradë.
“Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHMK.
