Moti në dy ditët e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët e me reshje të borës herë pas here.
Kryesisht reshje bore do të ketë të enjten, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale sillen minus 6 dhe minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 2 dhe 4 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar Instituti.
Artikuj të ngjashëm