Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti në dy ditët e ardhshme i vranët dhe me reshje bore

Mot me borë

Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme do të jetë i vranët dhe me reshje bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim, reshjet parashihen të jenë të dendura.

Temperaturat minimale do të jenë mes -1 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 2 dhe 5 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s”, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Artikuj të ngjashëm