Moti në Kosovë në dy ditët e ardhshme parashihet të jetë kryesisht i vranët. Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të enjten pritet të ketë riga të dobëta shiu e në disa edhe fjolla bore.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale të sillen minus 4 dhe minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 3-7 gradë Celsius.
“Të mërkurën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Kjo situatë meteorologjike do të na përcjell edhe ditën e enjte, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore. Të enjten parashihen intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
-
Mot kryesisht i vranët në dy ditët e ardhshme
-
Mot kryesisht i vranët në dy ditët e ardhshme në Kosovë
-
Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët, parashihet edhe borë
-
Mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell gjatë javës në Kosovë
-
Mot kryesisht i vranët gjatë javës së ardhshme në Kosovë