Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme pritet të jetë kryesisht i vranët. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vranësirat do të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore.
Fjolla bore parashihen të enjten dhe temperaturat do të bien dukshëm nën zero gradë celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParashihen që temperaturat minimale të arrijnë deri në minus 5 gradë celsius.
“Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten pozitive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta, ndërsa nga e enjtja priten rënie të temperaturave dukshëm nën vlerat e zeros. Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme me intensitet mesatar dhe lokalisht e fortë. Kujdes i shtuar i pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat nga e enjtja priten të jenë të theksuara”, ka njoftuar IHMK-ja.