Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot kryesisht i vranët gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Moti

Foto: Ilustrim

Moti në Kosovë javën e ardhshme do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditës së hënë parashihen reshje shiu, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 9-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 16-19 gradë Celsius.

Të martën do të mbaj mot kryesisht i vranët e me intervale të shkurtra me diell. Do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh. Nuk do të ketë ndryshim të madh të temperaturave.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me atë të ditës së martë, por do të ketë rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës.
Ndërsa do të enjten do të jetë moti kryesisht i vranët e do të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët.

Të premten do të jetë mot kryesisht me vranësira dhe me intervale me diell. Parashihen reshje shiu në vise më të larta.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, është njoftuar nga Instituti.