Arbëri

Moti gjatë javës së ardhshme kryesisht i vranët e me reshje shiu

moti me shi

Foto: Ilustrim

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë i ndryshueshëm, i vranët e me riga shiu. 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën moti do të jetë i vranët e me riga të dobëta shiu dhe fjolla bore. 

Temperaturat minimale të sillen mes minus 5 dhe minus 2 gradë celsius, e maksimalet mes minus 1 dhe dy gradë. 

Të martën moti do të jetë i vranët e me intervale me diell, ndërsa në mëngjes pritet të ketë ngrica. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri 7 gradë. 

Të mërkurën moti parashihet të jetë kryesisht i vranët. Në mëngjes parashihet mjegull. Ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë në 11 gradë. 

Të enjten moti do të jetë i vranët e vende-vende me riga shiu, siç parashihet të jetë edhe të premten.