Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë kryesisht mot i vranët e vende-vende me riga të dobëta shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës reshjet më të mëdha do të jenë të fokusuara në viset e larta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin mes -2 dhe -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin mes 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, thuhet nga Instituti.
Artikuj të ngjashëm