Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot kryesisht i vranët në tri ditët e ardhshme në Kosovë, parashihet edhe borë

moti

Në tri ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët me reshje shiu, por edhe me reshje të dobëta bore.

Të hënën moti do të jetë i vranët e me reshje shiu, ndërsa do të ketë ulje të temperaturave. Gjatë natës parashihen edhe reshje bore, thuhet nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të martën e të mërkurën do të jetë moti i vranët me reshje të dobëta bore.

“Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore”, thuhet nga Instituti.

Të enjten moti do të jetë kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. Ndërsa të premten moti do të jetë kryesisht i vranët e me kushte për reshje.

“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet nga Instituti.