Mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe reshje shiu dhe bore pritet të mbajë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja, me temperaturat minimale -4 deri në -2 gradë celsius dhe maksimalet me 7 deri në 10 gradë celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE hëna karakterizohet me mot të vranët e intervale me diell. Temperaturat do të sillen nga -2 deri në 0 gradë celsius, ndërsa më të lartat nga 7 deri në 9 gradë.
Të martën pritet mot i ndryshueshëm – me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 4.
Ndryshe nga e marta, të mërkurën moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me intervale me diell. Por ndryshime nuk shihen edhe në temperatura, të cilat do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë celsius dhe më të lartat nga 5 deri në 8.
Të enjten parashihet mot i vranët, ndërsa të premten edhe me reshje shiu dhe me temperatura nga -2 deri në 0 gradë celsius dhe nga 5 deri në 8.