Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale të hënën do të lëvizin mes 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 4-6 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Ndërkohë të martën do të mbajë mot i ngjashëm, ndërsa do të ketë ulje të temperaturave minimale në – 2 gradë Celsius deri 9 gradë, ndërsa maksimalet do të jenë 4-6 gradë Celsius.
Të mërkurën, do të ketë mot të vranët dhe me riga të dobëta shiu, ndërsa të enjten do të ketë reshje shiu të intensitetit të dobët deri në mesatar.
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të premten.
Ndërkohë sot, në orët e vona parashihet të bjerë shi i përzier me borë, në shumicën e vendit. E në viset e larta vetëm borë.