Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy ditët e ardhshme në Kosovë mot kryesisht i vranët

moti, parashikimi i motit,gazeta sot, moti ne kosove, weather, moti shqip, kosova, koha, 17 prill

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Të hënën temperaturat minimale do të sillen mes 6-9 gradë Celsius, e maksimalet mes 13-16 gradë Celsius. Ndërkohë të martën do të mbajë kryesisht mot i vranët e temperaturat minimale do të jenë mes 5-8 gradë Celsius, e maksimalet mes 12-14 gradë Celsius, është njoftuar nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të mërkurën moti do të jetë me intervale të gjata me diell. E mot i ngjashëm do të jetë edhe të enjten.

Ndërsa të premten do të ketë sërish mot të vranët, me temperatura minimale 3-5 gradë Celsius e maksimale 12-14 gradë Celsius.