Mot me vranësira dhe intervale të shkurtra me diell pritet të mbajë të hënën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites e deri në mbrëmje pritet të ketë reshje shiu në të gjithë vendin.
Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore priten reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14 gradë Celsius.
Era do fryjë nga juglindja, e cila në momente të veçanta pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, me shpejtësi prej 20-80 km/h!
Sipas njoftimit, parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.