Mot kryesisht i vranët pritet të mbajë gjatë së hënës në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës temperaturat minimale do të sillen rreth 1 deri në 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 13 gradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.
“Ditët tjera parashihen me mot të vranët dhe me interval me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 5 deri në 16°C... Sa i përket kushteve agrometeorologjike gjatë javës reshjet e parashikuara do të kontribuojnë në përmirësimin e lagështisë së tokës, duke krijuar kushte të favorshme për përgatitjen e tokës dhe zhvillimin e kulturave pranverore”, ka njoftuar IHMK-ja.