Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Të premten në mëngjes parashihet të krijohen ngrica të dobëta, kryesisht rreth viseve malore, ndërsa mjegulla do të shfaqet sërish në disa ultësira”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.