Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe me vranësira në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të premten dhe të shtunën, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, do të lëvizin ndërmjet -4 deri në 0 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së të enjten.