Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën dhe të martën pritet të ketë mot me diell dhe vranësira kalimtare, ku në fushat barike nuk do të ketë luhatje të madhe, duke e mbajtur këtë situatë të qetë.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë Celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 11-13 gradë.
“Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim.